fbpx

Ftesë për ofertim: Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së

By: admin0 comments

Titulli i ofertës: “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së”
Data e hapjes për ofertim:  24.05.2024
Data e mbylljes për ofertim: 07.06.2024

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjithë Auditorët e Teknologjisë Informative -TI të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për” Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së”

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Vlerëson nëse veprimtaria në AFK zhvillohet në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit në departamentin e TI-së, si dhe nëse politikat dhe procedurat aktuale të IT-se janë te duhura për veprimtarin e IMF;
  • Vlerëson funksionimin e aplikacionit;
  • Vlerëson qeverisjen e TI-së;
  • Vlerëson operacionet e TI-së;
  • Vlerëson Vazhdimësinë e biznesit dhe rimëkëmbja nga katastrofa;
  • Vlerëson Sigurinë e informacionit;
  • Afati i fundit për pranimin e raportit final ( në gjuhën shqipe dhe angleze) me 24.01.2025.

Kriteret profesionale :

  • Të jetë i çertifikuar për Auditim të Sistemeve të TI-së (CISA ose te ngjashme );
  • Të ketë se paku 2 vjet përvojë pune në auditim të proceseve të TI-së;
  • Diploma universitare në fakultetin e shkencave kompjuterike
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Aplikimi duhet bërë përmes postës elektronike në adresën: info@afkonline.org duke vendosur si titull/subjekt “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI”, dhe duke i bashkangjitur dokumentet si në vijim:

  • Letrën Motivuese;
  • CV;
  • Referencat që mbulojnë kërkesën për përvojë se paku 2 vjeçare në auditimin e TI-së;
  • Diplomën e kualifikimit me të lartë arsimor si dhe certifikatat përkatëse profesionale p.sh. CISA (të skanuara).

Letër propozimi duhet te përfshijë edhe :

  • Planin e përgjithshëm të Auditimit (kohëzgjatja);
  • Kërkesën për dokumentacion që të jetë i përgatitur paraprakisht;
  • Tarifat;
  • Pagesat;
  • Informatat tjera

 Afati i fundit i pranimit të aplikimeve:  07.06.2024 ora 16:00