fbpx

Ftesë për ofertim: Zgjerimi I Infrastrukturës Ekzistuese në vendin e rikthimit nga fatkeqësitë (DR Site) dhe Zgjerim të rrjetës në zyrën qendrore

By: admin0 comments

Titulli I ofertës: “Zgjerimi I Infrastrukturës Ekzistuese në vendin e rikthimit nga fatkeqësitë (DR Site) dhe Zgjerim të rrjetës në zyrën qendrore”  

Data e hapjes për ofertim:  16/05/2023

Data e mbylljes për ofertim:  30/05/2023

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për tenderin e hapur “Zgjerimi I Infrastrukturës Ekzistuese në vendin e rikthimit nga fatkeqësitë (DR Site) dhe Zgjerim të rrjetës në zyrën qendrore”.

Kushtet e përgjithshme të ofertimit :

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:

  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal.
  • Oferta financiare (çmimet duhet të jenë të specifikuara me TVSH )
  • Vlefshmëria e ofertës, së paku një muaj nga data e dorëzimit.

Për më shumë detaje rreth dosjes së tenderit ju lutem klikoni në linkun Dosja e Tenderit ose na kontaktoni në e-mail info@afkonline.org.

Kushtet dhe rregullat e tenderit:

Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Zgjerimi I Infrastrukturës Ekzistuese në vendin e rikthimit nga fatkeqësitë (DR Site) dhe Zgjerim të rrjetës në zyrën qendrore” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.1, kodi postar 30 000.

  • AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.

             Afati i fundit i pranimit të ofertave 30/05/2023 ora 16:00.