fbpx

Ftesë për ofertim për blerje të veturave

By: admin0 comments

Titulli: “Ofertë për blerje të veturave”

Data e hapjes për ofertim: 21/12/2022

Data e mbylljes për ofertim:  30/12/2022

Institucioni Mikrofinanciar Agjencioni për financim në Kosovë –AFK, fton kompanitë shitëse të interesuara të paraqesin ofertat për “Blerje të veturave”, karakteristikat e veturave janë si në vijim:

1.Informata të përgjithshme:

  • Vetura të udhëtarëve
  • Lënda djegëse- Dizel /Benzinë
  • Lloji I frenimit ABS
  • Numri I dyerve 4/5
  • Lloji I mbylljes -Qendrore
  • Niveli I paisjes standard (bazike)
  • Me klimatizim

2.Kërkesat për ofertat financiare:

  • Ju lutemi që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyrja e AFK-së në pajtim me specifikat e parashtruara në Shtojcën 1 të këtij dokumenti.
  • Të gjitha ofertat të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në, në të kundërtën në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, AFK do të konsiderojë se çmimet  përfshijnë TVSH-në.

3.Kushtet e përgjithshme:

Oferta duhet të përmbaj informatat në vijim:

  • Adresa e plotë dhe detajet kontraktuese të ofertuesit;
  • Të përmbajë numrin e ofertës dhe datën e ofertës;
  • Ofertën e specifikuar me foto dhe specifika të veturave;
  • Çdo faqe e ofertës duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi I autorizuar;
  • Ofertës duhet t’i bashkangjitet Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal (kopje).

4.Kushtet dhe rregullat e tenderit:

  • Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e AFK-së;

AFK  do të pranojë vetëm ofertat e juaja të mbyllura në zarf, dhe nuk do të konsideroj asnjë formë tjetër të aplikimit.

AFK  nuk mban përgjegjësi për dëmtimin , humbjen apo mos pranimin e ofertave..

  • Vlefshmëria e ofertës së paku një muaj.

Ofertat duhet të dërgohen  të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Ofertë për blerje të veturave” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë : Rruga “Lidhja e Prizrenit Nr.1” 30 000.

Afati i fundit i pranimit të ofertave 30/12/2022 ora 16:00.

AFK mbanë të drejtën e anulimit ose të ndryshimit të shpalljes në çdo kohë.