fbpx

Ftesë për ofertim për Auditimin e Jashtëm të AFK-së për vitin 2024

By: admin0 comments

Nr. Referencës 05/24

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), institucion i suksesshëm mikrofinanciar, fton të gjitha kompanitë audituese që të ofertojnë për Auditimin e Jashtëm të AFK-së për vitin 2024

Ofertuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin në vijim:

  • Dokumentet e regjistrimit;
  • Letrën e propozimit;
  • Listën e auditorëve që do të bëjnë auditimin e jashtëm në AFK;
  • CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin e jashtëm në AFK;
  • Referencat;
  • Afati i fundit për përfundimin e aktiviteteve të auditimit 18.02.2025
  • Afati i fundit për pranimin e raportit final 25.03.2025

Letra e propozimit duhet të përmbajë:

  • Planin gjeneral të Auditimit ( kohëzgjatjen) ( në teren, jashtë terenit);
  • Afatin kohor të propozuar;
  • Kërkesa për dokumentacionet që duhet të përgatiten paraprakisht dhe në vend të ngjarjes;
  • Tarifat ;
  • Pagesat;
  • Informata tjera;

Ofertat mund të dorëzohen  me postë, në zarf të mbyllur të shënuar si “ OFERTË PËR AUDITIM TË JASHTËM”, në adresën Rruga “Lidhja e Prizrenit” Nr. 1 Pejë  30000 ose në formë të skenuar të dërgohet në emailin zyrtar info@afkonline.org.

Ofertat e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Afati i fundit për pranimin e ofertave është 28.05.2024 ora 16:00.