fbpx

Ftesë për ofertim: Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës

By: admin0 comments

Titulli i ofertës: “Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës”  
Data e hapjes për ofertim:  22/08/2023  
Data e mbylljes për ofertim:  29/08/2023

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për tenderin e hapur “Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës”

Specifikime  Teknike:

Përmasat e rafteve (të preferuara) me dimensione si në vijim :

(gjerësi x thellësi x lartësi) : 80cm x 60cm x 125cm

Raftet metalike të jenë prodhime cilësore me material prej hekuri, rezistent ndaj zjarrit si dhe të kenë mekanizëm të mbylljes me çelës, e preferueshme ngjyra e hirit.

Kushtet e përgjithshme të ofertimit:

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:

  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal.
  • Oferta financiare (çmimet duhet të jenë të specifikuara me TVSH)
  • Vlefshmëria e ofertës, së paku një muaj nga data e dorëzimit.

Kushtet dhe rregullat e tenderit:

Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.1, kodi postar 30 000.

Për më shumë informata ju lutem na shkruani në info@afkonline.org.

   AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë  

Afati i fundit i pranimit të ofertave  29/08/2023 ora 16:00.