fbpx

Ftesë për ofertë: Sigurimi i shëndetit grupor

By: admin0 comments

Titulli i ofertës: “Sigurimi i shëndetit grupor”
Data e hapjes për ofertim:  02.02.2021
Data e mbylljes për ofertim: 10.02.2021

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha Kompanitë e Sigurimeve Shëndetësore, të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për “Sigurimi i shëndetit grupor”.

Kushtet e përgjithshme:

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:

  • Të jetë e licencuar nga Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës;
  • Te jetë kompani e besueshme, mbrojtëse dhe e përkushtuar ndaj klientit;
  • Te ofrojë çmime të arsyeshme të mbulueshmërisë së sigurimit;
  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal;
  • Oferta financiare e specifikuar me TVSH;
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit.

Kushtet dhe rregullat e tenderit:

  • Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarfë në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.1, kodi postar 30 000, ose në e-mailin info@afkonline.org.
  • AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.

Afati i fundit i pranimit të ofertave:  10.02.2021 ora 16:00.