fbpx

Ftesë për ofertë për blerje të veturave

By: admin0 comments

Titulli: “Ofertë për blerje të veturave”
Data e hapjes për ofertim: 28/09/2022
Data e mbylljes për ofertim: 07/10/2022


Institucion Mikrofinanciar Agjencioni për financim në Kosovë –AFK, fton kompanitë shitëse të
interesuara të paraqesin ofertat për “Blerje të veturave”, karakteristikat e veturave janë si në vijim:

1. Informata të përgjithshme:

• Vetura të udhëtarëve
• Lënda djegëse- Dizel /Benzinë
• Lloji I frenimit ABS
• Numri I dyerve 4/5
• Lloji I mbylljes -Qendrore
• Niveli I paisjes standard (bazike)
• Me klimatizim


2. Kërkesat për ofertat financiare:

• Ju lutemi që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyrja e AFK-së në pajtim me specifikat e parashtruara
në Shtojcën 1 të këtij dokumenti.
• Të gjitha ofertat të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në, në të kundërtën në rast se çmimet
dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, AFK do të konsiderojë se çmimet përfshijnë TVSH-në.


3. Kushtet e përgjithshme:

Oferta duhet të përmbaj informatat në vijim:

• Adresa e plotë dhe detajet kontraktuese të ofertuesit;
• Të përmbajë numrin e ofertës dhe datën e ofertës;
• Ofertën e specifikuar me foto dhe specifika të veturave;
• Çdo faqe e ofertës duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi I autorizuar;
• Ofertës duhet t’i bashkangjitet Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit
Fiskal (kopje).


4. Kushtet dhe rregullat e tenderit:

• Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e AFK-së;
AFK do të pranojë vetëm ofertat e juaja të mbyllura në zarf, dhe nuk do të konsideroj asnjë
formë tjetër të aplikimit.
• AFK nuk mban përgjegjësi për dëmtimin , humbjen apo mos pranimin e ofertave
• Vlefshmëria e ofertës së paku një muaj.


Ofertat duhet të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Ofertë për blerje të veturave” në
adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë : Rruga “Lidhja e Prizrenit Nr.1” 30 000.

Afati i fundit i pranimit të ofertave: 07 / 10 / 2022 ora 16:00.

AFK mbanë të drejtën e anulimit ose të ndryshimit të shpalljes në çdo kohë!