fbpx

Ftesë për ofertë: Furnizim dhe implementim të Serverëve – Data Qendrën

By: admin0 comments

Data e hapjes për ofertim:  02.03.2021
Data e mbylljes për ofertim: 15.03.2021

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për paisjet përkatese teknologjike, softverët, shërbimet dhe përkrahjen teknike.

Kushtet e përgjithshme:
Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:

Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal.
Oferta financiare, me TVSH të specifikuar
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit.

Kërkesat teknike- ju lutem klikoni në linkun:
(Specifikacioni Teknik.pdf)

Kushtet profesionale -ju lutem klikoni në linkun:
(Kerkesat profesionale.pdf)

Kushtet dhe rregullat e tenderit:

Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarfë në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit” Nr.1, kodi postar 30 000, ose në e-mailin info@afkonline.org.
AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.

Afati i fundit i pranimit të ofertave: 15.03.2021 ora 16:00.