25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Ofrimi i shërbimeve të sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të rrezikut kibernetik

By: admin

Titulli I ofertës: “Ofrimi i shërbimeve të sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të rrezikut kibernetik” 

Data e hapjes për ofertim:  09/10/2026 

Data e mbylljes për ofertim:  23/10/2026 

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për tenderin e hapur  –Ofrimi i shërbimeve të sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të rrezikut kibernetik 

Kushtet e përgjithshme të ofertimit : 

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim: 

  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal. 
  • Oferta financiare (çmimet duhet të jenë të specifikuara me TVSH ) 
  • Vlefshmëria e ofertës, së paku një muaj nga data e dorëzimit. 

Kushte (Specifikacione ) të tjera: 

Shërbimet e kërkuara përfshijnë kryesisht: 

  • Skanimin periodik të dobësive; 
  • Testimin e depërtueshmërisë; 
  • Shërbimet SIEM/SOC dhe monitorimin e ngjarjeve të sigurisë; 
  • Menaxhimin dhe vlerësimin e rrezikut kibernetik; 
  • Raportimin dhe rekomandimet për përmirësimin e sigurisë. 

Operatorët ekonomikë duhet të kenë përvojë relevante në fushën e sigurisë kibernetike, staf të kualifikuar dhe kapacitete teknike për realizimin e shërbimeve të kërkuara. 

  • Kohëzgjatja e kontratës parashihet të jetë 12 muaj. 

Kërkesat e detajuara teknike, kriteret e kualifikimit, mënyra e ofertimit dhe kushtet tjera janë të përcaktuara në Dosjen e Tenderit. 

Për më shumë detaje rreth dosjes së tenderit – Specifikacionit teknik ju lutem klikoni në këtu ose na kontaktoni në e-mail prokurimi@afkonline.org 

Kushtet dhe rregullat e tenderit: 

Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin : Ofertë- “Ofrimi i shërbimeve të sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të rrezikut kibernetik”  në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.20, kodi postar 30 000  ose me mail ne adresen elektronike prokurimi@afkonline.org 

  • AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë. 

Afati i fundit i pranimit të ofertave  23/10/2026 ora 16:00.