25 vjet në shërbimin tuaj!

Njoftim për shitje përmes ankandit publik 14/07/2026

By: admin

Në mbështetje të dispozitave të Ligjit mbi Procedurën Përmbarimore, me qëllim të shlyerjes së obligimeve të debitorëve sipas urdhërit përmbarimor të lëshuar nga Përmbaruesit Privat, A.F.K me seli në Pejë, shpall Ankand Publik.

Institucioni Mikrofinanciar AFK, me seli në Pejë, fton të gjithë të interesuarit të paraqesin ofertat e tyre për kolateralin e sekuestruar (veturën) e debitorit i cili nuk i ka përmbushur obligimet e tij ndaj AFK. 

Në bazë të urdhërit me P.nr. 43/2026 të datës 15/05/2026, të Përmbaruesit Privat, për shlyerjen e huasë së debitorit, nxirret në shitje vetura:

Mercedes Benz -Sprinter 315 CDI (Kamionet) , viti I prodhimit 2007, me ngjyrë të Bardhë, me 2 dyer, lloji I karburantit –Dizel 

Mercedes Benz-Daimler CHRYSLER(Kamionet), viti i prodhimit 2003, me ngjyrë të Verdhë,me 2 dyer,lloji i karburantit-Dizel

Vetura mund të shihet çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në orën 16:00, duke filluar nga dt. 14/07/2026 e deri me dt. 28/07/2026, në parkingun  e ”Autobartje TOLI”-Vrellë.

Oferta duhet të përmbaj ID e ofertuesit,numrin kontaktues,adresen elektronike (e-mail), si dhe vlerën me të cilën ofertohet.  

Palët e interesuara mund t’i sjellin ofertat e tyre në pliko të mbyllura, në zyrën e AFK-së me seli në Pejë, në adresën: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, nr.20 më së largu deri me datë  29/06/2026

Për cfarëdo informate tjetër shtesë që i’u nevojitet, mund të kontaktoni përmes zyrës së AFK, në Pejë, në numrin e telefonit: 039-42 42 42.

Pejë, 14/07/2026