fbpx
25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Furnizimi me material promocional për fundvit

By: admin0 comments

Titulli i ofertës: “Furnizimi me Material Promocional për fundvit”
Data e hapjes për ofertim:  26/10/2023
Data e mbylljes për ofertim:  03/11/2023

Agjencioni për financim në Kosovë- AFK, fton kompanitë shitëse të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për “Material promocional për fundvit” me specifikat si në vijim:

Notesi:

Dimenzionet: 11cmx15cm
Kopertina kashir
Plastifikimi mat
Brendia 90gr
80 faqe
Lidhja: spirale të hekurt
Brendia: 1 ngjyrësh
Kopertina: 5 ngjyra + lak

Kalendari:

Bazamenti Kashir
Plastifikimi Mat
Shtypi 5 ngyrësh + lak
Dimenzionet e bazamentit: 21×19 cm
Dimenzionet e fletave: 19×17 cm
Fletat e muajve: 130gr mat
Lidhja: spirale të hekurt

Kimike Schneider

Termos

Sasia: 350 copë
Shtypi: logo AFK, te personalizuara

Liferimi – Shpërndarja e materialit promocional duhet të bëhet në të gjitha degët e AFK-së.

Vlefshmëria e ofertës të jetë një muaj!

Ofertat në zarfë të mbyllur me mbishkrimin “Oferta për furnizim me material promocional për fundvit” duhet të dorëzohen në lokalet e Zyrës Qendrore të Agjencionit për financim në Kosovë në Pejë, Rr.Lidhja e Prizrenit Nr.1, për informata shtesë ju lutem kontaktoni përmes emailit info@afkonline.org.

Afati I dorëzimit të ofertave është i hapur nga sot deri më datë  03/11/2023 në ora 16:00.

Ofertat e dërguara përmes postës do të konsiderohen valide vetëm nëse arrijnë deri në afatin e shënuar si më lartë.

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë!