fbpx
25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim për blerje dhe mirëmbajtje të gjeneratorëve

By: admin0 comments

Titulli: “Blerje dhe mirëmbatje të gjeneratorëve”
Data e hapjes për ofertim: 13/12/2022
Data e mbylljes për ofertim: 21/12/2022

Institucioni Mikrofinanciar Agjencioni për Financim në Kosovë – AFK, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për “Blerje dhe mirëmbajtje të gjeneratorëve”.

1. Informata të përgjithshme:

• Agjencioni për financim në Kosovë – AFK kërkon kontraktues profesional për blerje dhe mirëmbajtje të pajisjeve – Gjenerator me kapacitet mbi 5+ KW

2. Kërkesat për ofertat financiare:

  • Ju lutemi që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyrat e AFK-së në pajtim me specifikat e parashtruara në Shtojcën 1 të këtij dokumenti.
  • Të gjitha ofertat të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në, në të kundërtën në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, AFK do të konsiderojë se çmimet përfshijnë TVSH-në.

3. Kushtet e përgjithshme:

Oferta duhet të përmbaj informatat në vijim:

  • Adresa e plotë dhe detajet kontraktuese të ofertuesit;
  • Të përmbajë numrin e ofertës dhe datën e ofertës;
  • Ofertën e specifikuar me foto dhe specifika të pajisjeve;
  • Çdo faqe e ofertës duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi I autorizuar;
  • Ofertës duhet t’i bashkangjitet Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal (kopje).

4. Kushtet dhe rregullat e tenderit:

• Dokumentet duhet të vendosen në një zarfë të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e AFK-së .
AFK do të pranojë vetëm ofertat e juaja të mbyllura në zarf, dhe nuk do të konsideroj asnjë formë tjetër të aplikimit.

AFK nuk mban përgjegjësi për dëmtimin , humbjen apo mos pranimin e zarfeve.

Afati i fundit i pranimit të ofertave: 21/ 12 / 2022 ora 16:00.

AFK mbanë të drejtën e anulimit ose të ndryshimit të ftesës për ofertë në çdo kohë!