25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Ofertë për Sigurimin e parave në Kasafortë

By: admin

Data e hapjes për ofertim: 13/10/2026 

Data e mbylljes për ofertim: 22/10/2026 

Institucioni Mikrofinanciar Agjencioni për financim në Kosovë –AFK, fton kompanitë e Sigurimeve të interesuara të paraqesin ofertat për “Sigurimin e Parave në Kasafortë”, me këto karakteristika si në vijim:  

1.Informata të përgjithshme: 

  • Sigurimi i parave në Arke  
  • Sigurimi i parave në Kasafortë  
  • Pjesa e Zbritshme në përqindje për Arkë 
  • Pjesa e Zbritshme në përqindje për Kasafortë 
  • Periudha e sigurimit 12 muaj 

2.Kërkesat për ofertat financiare: 

  • Ju lutemi që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyrja e AFK-së në pajtim me specifikat e parashtruara në pikën 1 të këtij dokumenti. 
  • Të gjitha ofertat të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në, në të kundërtën në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, AFK do të konsiderojë se çmimet  përfshijnë TVSH-në. 

3.Kushtet e përgjithshme: 

Oferta duhet të përmbaj informatat në vijim: 

  • Adresa e plotë dhe detajet kontraktuese të ofertuesit; 
  • Të përmbajë numrin e ofertës dhe datën e ofertës; 
  • Ofertën e specifikuar me çmime; 
  • Çdo faqe e ofertës duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi i autorizuar; 
  • Ofertës duhet t’i bashkangjitet Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Unik (kopje). 

4.Kushtet dhe rregullat e tenderit: 

  • Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e AFK-së; 

AFK do të pranojë vetëm ofertat e juaja të mbyllura në zarf, dhe nuk do të konsideroj asnjë formë tjetër të aplikimit. 

AFK nuk mban përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mos pranimin e ofertave. 

  • Vlefshmëria e ofertës së paku një muaj. 

Ofertat duhet të dërgohen  të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Ofertë për Sigurimin e parave në Kasafortë” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë : Rruga “Lidhja e Prizrenit Nr.20” 30 000, ose edhe në mënyrë elektronike në adresen prokurimi@afkonline.org . 

Afati i fundit i pranimit të ofertave:  22/10/2026 ora 16:00. 

AFK mbanë të drejtën e anulimit ose të ndryshimit të shpalljes në çdo kohë.