Titulli: “Ofertë për Sigurimin e Parave në Kasafortë” Data e hapjes për ofertim: 29/09/2022 Data e mbylljes për ofertim: 07/10/2022
Institucioni Mikrofinanciar Agjencioni për financim në Kosovë –AFK, fton kompanitë e Sigurimit të interesuara të paraqesin ofertat për “Sigurimin e Parave në Kasafortë”, me këto karakteristika si në vijim:
1.Informata të përgjithshme:
Sigurimi i parave në Arke
Sigurimi i parave në Kasafortë
Pjesa e Zbritshme në përqindje për Arkë
Pjesa e Zbritshme në përqindje për Kasafortë
Periudha e sigurimit 12 muaj 2.Kërkesat për ofertat financiare:
Ju lutemi që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyrja e AFK-së në pajtim me specifikat e parashtruara në pikën 1 të këtij dokumenti.
Të gjitha ofertat të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në, në të kundërtën në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, AFK do të konsiderojë se çmimet përfshijnë TVSH-në.
3.Kushtet e përgjithshme:
Oferta duhet të përmbaj informatat në vijim:
Adresa e plotë dhe detajet kontraktuese të ofertuesit;
Të përmbajë numrin e ofertës dhe datën e ofertës;
Ofertën e specifikuar me çmime;
Çdo faqe e ofertës duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi i autorizuar;
Ofertës duhet t’i bashkangjitet Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Unik (kopje).
4.Kushtet dhe rregullat e tenderit:
Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e AFK-së; AFK do të pranojë vetëm ofertat e juaja të mbyllura në zarf, dhe nuk do të konsideroj asnjë formë tjetër të aplikimit. AFK nuk mban përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mos pranimin e ofertave.
Vlefshmëria e ofertës së paku një muaj. Ofertat duhet të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Ofertë për Sigurimin e Parave” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë : Rruga “Lidhja e Prizrenit Nr.1” 30 000. Afati i fundit i pranimit të ofertave: 07 / 10 / 2022 ora 16:00.AFK mbanë të drejtën e anulimit ose të ndryshimit të shpalljes në çdo kohë.