fbpx
25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertë për furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative – IT

By: admin0 comments

Titulli I ofertës: “Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative – IT”

Data e hapjes për ofertim:  22/11/2021

Data e mbylljes për ofertim: 29/11/2021

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për “Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative – IT”

Kushtet e përgjithshme:

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:

  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal.
  • Oferta financiare, çmimet e pajisjeve teknologjike, duhet të jenë me TVSH të specifikuar dhe me detaje.
  • Vlefshmëria e ofertës, së paku një muaj nga data e dorëzimit.

Lloji dhe specifikat e pajisjeve:

  • Procesor i5 / i7;
  • Ram Memory – 8Gb (minimum);
  • SSD Disc 240Gb (minimum);
  • Monitor 22” – 24”;

dhe paisje të tjera teknologjisë informative.

Kushtet dhe rregullat e tenderit:

  • Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Ofertë për furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative IT” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.1, kodi postar 30 000, ose në zyrën e AFK Prishtinë II : Lagja Pejton afër Hotel Prishtina.
  • AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.

 Afati i fundit i pranimit të ofertave:  29/11/2021 ora 16:00.