25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Rinovimi i licencave për platformën VMware vSphere dhe VMware vCenter Server

By: admin

Data e hapjes për ofertim: 29/10/2026 
Data e mbylljes për ofertim: 12/11/2026 

Agjencioni për Financim në Kosovë – AFK fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për rinovimin e licencave të platformës VMware, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së licencimit dhe të drejtave të përdorimit pa ndërprerje. 

1. Licencat e kërkuara 

Operatori ekonomik duhet të ofrojë rinovimin për: 

  • VMware vSphere 8 Standard – 100 Cores 
  • VMware vCenter Server 8 Standard – 1 Instance 
  • Modeli i licencimit: Subscription 
  • Periudhat e ofertimit: 12, 24 dhe 36 muaj 

Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin çmime të ndara për secilën periudhë. 

Në rast se VMware/Broadcom ka ndryshuar emërtimin ose modelin komercial të produktit, pranohet produkti zyrtar pasues, me kusht që të jetë plotësisht kompatibil dhe të ofrojë funksionalitet të barasvlershëm ose më të avancuar. 

2. Kërkesat e licencimit 

Licencat duhet: 

  • të jenë të autorizuara nga VMware by Broadcom; 
  • të jenë të vlefshme dhe të verifikueshme në portalin zyrtar të prodhuesit; 
  • të jenë kompatibile me VMware vSphere 8.x dhe VMware vCenter Server 8.x; 
  • të mbulojnë minimum 100 CPU cores; 
  • të përfshijnë të drejtën e përdorimit gjatë gjithë periudhës së subscription-it; 
  • të përfshijnë update, patch dhe upgrade rights, sipas modelit të licencimit të prodhuesit; 
  • të mos kenë kufizime që pengojnë përdorimin normal gjatë periudhës së kontraktuar. 

Periudha e re e licencimit duhet të fillojë menjëherë pas përfundimit të licencave ekzistuese, pa ndërprerje të entitlement-it. 

3. Informacionet që duhet të përmbajë oferta 

Operatori ekonomik duhet të specifikojë: 

  • emërtimin dhe edicionin e produktit; 
  • SKU / Part Number, nëse aplikohet; 
  • numrin e cores dhe instancave të licencuara; 
  • kohëzgjatjen e subscription-it; 
  • datën e fillimit dhe përfundimit; 
  • mënyrën e aktivizimit dhe regjistrimit; 
  • të drejtat për update dhe upgrade; 
  • nivelin e support-it, nëse përfshihet; 
  • çdo kufizim eventual të licencimit. 

Nëse VMware vCenter Server përfshihet në paketën e ofruar dhe nuk licencohet veçmas, kjo duhet të deklarohet qartë. 

4. Origjina dhe autenticiteti 

Licencat duhet të sigurohen përmes kanaleve zyrtare të VMware by Broadcom dhe të regjistrohen në mënyrë të rregullt për AFK-në. 

Nuk pranohen licenca të përdorura, të transferuara pa autorizim, me origjinë të paidentifikueshme ose që nuk mund të verifikohen përmes kanaleve zyrtare të prodhuesit. 

5. Kërkesat për operatorin ekonomik 

Operatori ekonomik duhet: 

  • të ketë të drejtë të ofrojë licenca VMware by Broadcom; 
  • të dëshmojë origjinën dhe autenticitetin e licencave; 
  • të asistojë në aktivizimin dhe regjistrimin e entitlement-it; 
  • të ketë së paku dy inxhinierë të certifikuar në teknologjitë VMware relevante për produktet e ofruara. 

Certifikatat duhet të jenë valide në momentin e ofertimit. 

6. Oferta financiare 

Oferta duhet të përmbajë çmime të ndara për periudhë: 

  • 12 muaj; 
  • 24 muaj; 
  • 36 muaj. 

Për secilin opsion duhet të paraqiten: 

  • çmimi pa TVSH; 
  • TVSH-ja; 
  • çmimi total me TVSH. 

Në rast se ndonjë komponent përfshihet në paketën bazë dhe nuk ka çmim të veçantë, kjo duhet të specifikohet qartë. 

7. Aktivizimi 

Operatori ekonomik duhet të sigurojë aktivizimin në kohë, pa ndërprerje ndërmjet periudhës aktuale dhe periudhës së re të licencimit. 

Pas aktivizimit duhet të dorëzohet dëshmi për licencat e aktivizuara, sasinë e licencuar, entitlement-in dhe periudhën e vlefshmërisë. 

8. Vlefshmëria e ofertës 

Oferta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 30 ditësh nga data e fundit për dorëzimin e ofertave. 

9. Kushtet e tenderit 

Ofertat duhet të dërgohen të mbyllura në zarf në adresën: 

Agjencioni për Financim në Kosovë – AFK 
Rruga “Lidhja e Prizrenit”, Nr. 20 
30 000 Pejë, Kosovë 

Ose aplikimi përmes postës elektronike prokurimi@afkonline.org duke vendosur titull/subjekt “Rinovimi i licencave për platformën VMware vSphere dhe VMware vCenter Server”. 

Afati i fundit për pranimin e ofertave: 12 /11 / 2026, ora 16:00. 

AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë!