25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Furnizimi me Material Promocional për fundvit

By: admin

Data e hapjes për ofertim:  16/10/2026 

Data e mbylljes për ofertim:  26/10/2026 

Agjencioni për financim në Kosovë- AFK, fton kompanitë shitëse të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për “Material promocional për fundvit” me specifikat si në vijim: 

Notesi: 

Dimensionet: A/6 

Kopertina: Kashir + skaj 

Plastifikimi: Mat 

Brendia: 90gr 

80 faqe 

Lidhja: qepja me pej  

Brendia: 1 ngjyrësh 

Sasia: 17,000 copë 

Kalendari: 

Bazamenti: Kashir me lepenk 

Plastifikimi: Mat 

Shtypi: 5 ngjyrësh + lak 

Dimensionet e bazamentit: 210mm x 99mm 

Fletat e muajve: 130 gr mat 

Dimensionet e fletave: 210mm x 89mm 

12 fleta 

Shtanc per fletat e muajve (harkore ne 2 ane te fletave posht) 

Plastifikimi: Mat 

Lidhja: Spirale e hekurt 

Sasia: 17,000 copë 

Kimik: 

Lloji: AIHAO 567 

Ngjyra: zeze 

Ngjyra per shkrim: kaltert  

Shtypi: një ngjyrësh (bardh) 

Sasia: 20,000 copë 

Kese të letrës: 

Gramazha: 170 gr 

Me plastifikim 

Sasia: 1,000 copë 

Liferimi – Shpërndarja e materialit promocional duhet të bëhet nga kompanija fituese në të gjitha degët e AFK-së. 

Vlefshmëria e ofertës të jetë një muaj! 

Ofertat përfshirë mostrat e produkteve duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Oferta për furnizim me material promocional për fundvit” në lokalet e Zyrës Qendrore të Agjencionit për financim në Kosovë në Pejë, Rr.Lidhja e Prizrenit Nr.20, për më shumë  informata ju lutem të kontaktoni përmes emailit prokurimi@afkonline.org. 

Afati I dorëzimit të ofertave është i hapur nga sot deri më datë  26/10/2026  në ora 16:00.  

Ofertat e dërguara përmes postës do të konsiderohen valide vetëm nëse arrijnë deri në afatin e shënuar si më lartë. 

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë!