Të nderuar klientë,

Pas situatës së krijuar si rezultat i pandemisë #Covid19, njoftojmë klientët se degët e AFK-së vazhdojnë punën me orar të shkurtuar: 09:00 - 15:00.
Në bazë të vendimit të qeverisë për ndalimin e hyrje-daljeve në komunat (Viti, Klinë dhe Malishevë), zyrat tona në këto komuna nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës.

Gjithashtu shfrytëzojmë rastin të ju njoftojmë se të gjitha hapësirat e institucionit tonë janë duke u dezinfektuar, dhe ky proces do të jetë i vazhdueshëm.

Duke marrë parasysh situatën aktuale, inkurajojmë klientët të përdorin shërbimet online:

Apliko online përmes linkut: https://www.afkonline.org/apliko-online.html

Pagesat mund ti realizoni përmes e-banking në llogaritë e më poshtme:


1. PCB - Afk NGO – 1130000964010108
2. Raiffeisen Bank - Agjencioni për financim ne Kosovë – 1506001001008739
3. BPB – AFK – 1303001002233717
4. TEB – AFK- 2015000005711976
5. BKT- Agjencioni per financim ne Kosove AFK- 1920448505031110


Klientët, të cilët kanë hasur vështirësi financiare, si rezultat i rënies së të hyrave personale apo biznesore
pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, për kërkesën e pezullimit të kësteve të kredisë sipas njoftimit
të BQK-së, https://bqk-kos.org/index.php?id=104&l=1729, të kontaktojnë përmes telefonit analistët e
tyre kreditor, apo përmes email: info@afkonline.org.