Përgjegjësia Sociale Institucionale e Organizatës

Pergjegjesia Sociale e Organizates eshte pjese thelbesore e kultures se Agjencionit per Financim ne Kosove (AFK). AFK-ja e ndjen pergjegjesine e vet sociale karshi klienteve, aksionareve, punonjesve dhe mjedisit. Ne te gjitha aktivitetet e veta afariste, AFK-ja udhehiqet nga parimet e drejtesise dhe qendrueshmerise ne menyren se si e trajton shoqerine dhe mjedisin. AFK-ja synon te kontribuoje ne perfshirjen financiare te segmentit te perjashtuar te popullsise nga sektori financiar ne Kosove. Ofrimi i qasjes se qendrueshme ne sherbimet financiare dhe jofinanciare per kete segment te popullsise eshte teme kryesore e angazhimeve sociale te AFK-s dhe gjithashtu eshte pjese vitale e pergjegjesise sociale te saj. AFK-ja i ndihmon mikro ndermarresit dhe ndermarresit e vegjel qe te hapin rrugen per rritjen e bizneseve të tyre duke ofruar produkte kreditore fleksibile dhe te pershtatura per nevojat e tyre, dhe duke ofruar sherbime edukative dhe konsulence biznesi.
Si nje Institucion Mikrofinanciar i certifikuar nga Smart Campaign, AFK-ja eshte e perkushtuar te mbaje shtate parimet per mbrojtjen e klientit, e te cilat jane standardet minimale qe duhet t’u ofrohen klienteve kur bejne biznes me nje institucion financiar. AFK-ja zotohet qe do t'u përmbahet parimeve baze per mbrojtjen e klientit, sic vijon:

- Dizajnimi i duhur i produktit dhe shperndarja;
- Parandalimi i mbingarkesave me borxhe;
- Transparenca;
- Cmime te pergjegjeshme;
- Trajtimi i drejte dhe i respektueshem i klienteve;
- Privatesia e te dhenave te klientit;
- Mekanizmi per zgjidhjen e ankesave.
AFK-ja i trajton te punesuarit e saj ne menyre te drejte dhe etike, dhe ofron mundesi te barabarta per te gjitha veprimet e punesimit dhe personelit per te gjithe individet pa marre parasysh racen, ngjyren, fene, orientimin seksual, gjinine ose kombesine, statusin martesor, shtatzenine ose gjendjen mjekesore. Vendimet e punesimit ne lidhje me kompensimin, perfitimet, promovimet, transferimet, reduktimet, ripunesimet dhe trajnimet administrohen ne menyre te drejte dhe pa ndonje diskriminim.
Si nje qytetar i mire korporativ, AFK-ja kujdeset qe te shmange kreditimin e bizneseve qe paraqesin rrezik per mjedisin. Prandaj, AFK-ja ka zhvilluar nje liste te huamarresve dhe aktiviteteve te perjashtuara e cila eliminon industrite qe mund te kene ndikim negativ ne mjedis. Per me teper, AFK-ja ka zhvilluar nje produkt kredie te gjelber qe eshte caktuar per blerjen e pajisjeve dhe makinerive te biznesit, makinerise bujqesore dhe pajisjeve shtepiake qe kursejne energjine, ose per izolim te shtepise.
AFK mbeshtet arsimin, shendetin dhe sigurine, resurset natyrore, artin, sherbimet qytetare, sherbimet sociale dhe programet e ndihmave humanitare qe jane jetesore per shendetin dhe mireqenien e komuniteteve ku ajo vepron.

Donacionet

SHËNDETËSI
45%
MIRËQENIE SOCIALE
26%
EDUKIM
21%
KULTURË & SPORT
8%

Shërbime për Klient

Ju lutemi kompletoni saktë këtë aplikacion për punë, duke dhënë sa më shumë detale për aftësitë e juaja dhe eksperiencën e cila ndërlidhet me këtë aplikim për punë. Përzgjedhja preliminare do të bëhet duke u bazuar në informatat e marra ngy ky aplikacion. Dokumentacioni i dorëzuar në AFK nuk do të kthehet.